Maqedonia i bllokon perimet Panaritit, ai njofton median se i ka shkruar...

Maqedonia i bllokon perimet Panaritit, ai njofton median se i ka shkruar letër

47
0
Shares

Bllokohet eksporti i perimeve të freskëta në Maqedoni. Lajmi nuk është ky, por ai që është konfirmuar nga Ministria e Bujqësisë së Shqipërisë, sipas të cilës ky është një akt i njëanshëm.
Këtë lajm ministria ka nxituar ta shpërndajë, bashkë edhe me “sihariqin” se Ministri i Bujqësisë i ka dërguar një letër homologut të tij maqedonas, Mihail Cvetkov.
Lajmi i shpërndarë nga Panariti nuk do ishte i plotë pa dy radhë nga kjo letër.
“Fryma e bashkëpunimit duhet të shfaqet në heqjen e barrierave tregtare dhe në informim dhe dialog të vazhdueshëm midis palëve. Veprimet e njëanshme nuk i kontribuojnë marrëdhënieve tona”, përfundon lajmi i bllokimit të perimeve shqiptare nga Maqedonia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY