Shkëlzen Berisha: Atë që unë ia refuzova Dzanashvilit, ia ofroi Ajola Xoxa

Shkëlzen Berisha: Atë që unë ia refuzova Dzanashvilit, ia ofroi Ajola Xoxa

234
0
Shares

Pas reagimit të sotshëm të biznesmenit të ëprfolur, Amiran Dzanashvili, ka reagaur Shkëlzen Berish, i cili ka pranuar dhe sqaruar rrethant e të vetmit takim me këtë biznesmen 47-vjeçar.
Dzanashvili pohoi për TV “Top Channel” se takimi me Shkëlzen Berishën ka ndodhur 4 apo 5 vite të shkuara.
“Po, unë e kam takuar Zenin në zyrën e tij. Nëse nuk gabohem, ai ka diplomë për juridik, pra është avokat. Kam zhvilluar me të dy takime pa asnjë konsekuencë. Takimet janë zhvilluar në kohën ku babai i tij ishte kryeministër”, ka thënë Dzanashvili.
Pas këtyre deklaratave, djali i ish-kryeministrit, Berisha, Shkëlzen Berisha, në një postim në “Facebook”, pranon se e ka takuar në vitin 2012 biznesmenin kontrovers, Amiran Dzanashvilin.
Por sipas tij, ai e ka refuzuar se s’kishte informacion të mjaftueshëm për të.
“Në fund të vitit 2012, në prani të disa investitorëve të tjerë, Amiran Dzanashvili, në takimin e parë dhe të fundit më ka kërkuar t’i ofrojë konsulencë ligjore, të cilën e kam refuzuar, për shkak se të informacionit të pamjaftueshëm që kisha për të si person dhe aktivitetin e tij”, shkruan Shkëlzen Berisha në “Facebook”.
“Mesa duket, konsulencën e refuzuar dhe patronazhin për transaksionet e dyshimta, i hetuari për pastrim parash e ka gjetur tek Ajola Xoxa (bashkëshortja e Erion Velisë), të cilën, siç del edhe nga prokura, e ka përdorur si përfaqësuese ligjore për aferat e veta në Shqipëri”, shkruan më tej Shkëlzen Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY