Pas dy pyetjeve që PD i adresoi Ajola Xoxës, për përfitimet e mundshme të saj, si edhe për mosdenoncimin e pastrimit të parave nga Amira Dzanashvili, ka reaguar bashkëshorti, Erion Veliaj.
Ai ka mohuar që Ajola të ketë pasur përfitime financiare dhe se si e punësuar në një studio ligjore, ajo paguhej vetëm nga kjo studio dhe se nuk kishte marrëdhënie financiare me klientët.
“Dëshpërimi nga sondazhet nxit PD të baltosë. Ajola Xoxa nuk e ka pasur klient Amiran Dzanashvilin. Në vitin 2012 – 2014, Ajola Xoxa, punonte si avokate e asociuar në një studio ligjore. Ajola Xoxa paguhej nga studioja ligjore. Ajola Xoxa nuk ka pasur asnjë marrëdhënie financiare me kliebtët”, shprehet midis të tjerave në reagimin e tij, kandidati i mazhorancë për kryetar të bashksië së Tiranës.





