“Nuk ke shansin të fitosh”, ka komentuar në statusin e saj në “Facebook”, Besa Selfo, njëherazi fotografja e kandidatit të djathtë për kryetar të Bashkisë Gjirokastër, Igli Kokalari, por kjo deklaratë ka qenë e papranueshme për kandidaten e LSI, Zamira Rami, e cila një ditë më parë ka bërë një kallëzim penal për “shpifje”, gjë që ka detyruar policinë lokale të shoqëroj në ambientet e komisariatit.
Ky skandal është mundësuar personalisht nga kandidatja Zamira Rami, e cila komenti i Besës nuk i ka pëlqyer.
Roland Bejko, kryetari i Partisë Demokratike Gjirokastër, e ka cilësuar shoqërimin e Besa Selfos të paprecedent, si për policinë ashtu edhe për kandidaten e LSI.
“Është e papranueshme që një koment të cilësohet shpifje dhe akoma me keq që kallëzimin e ka kryer personalisht Zamira Rami”, tha Bejko.
Sipas tij, kandidatja për kryetare të Bashkisë Gjirokastrës, Zamira Rami, ka shkuar vetë në polici për të ngritur një akuzë për një fotografe, vetëm se ajo nuk kishte të njëjta bindje politike me të.(
telnis skuqi)





