Qeveria, vendim të posacëm që favorizon koncesionin e Check Up

Qeveria, vendim të posacëm që favorizon koncesionin e Check Up

108
0
Shares

Për të rritur numrin e personave që duhet të kryejnë kontrollin shëndetësor bazë, një koncesion që i është dhënë një kompanie private, qeveria ka marrë një tjetër vendim. “Tashmë familjarët e personave që trajtohen me ndihmë ekonomike, do të duhet t’i nënshtrohen me detyrim këtij kontrolli, pasi në të kundërt nuk do të mund të marrin paratë. Sipas statistikave zyrtare, aktualisht janë rreth 80 mijë familje që janë përfituese të ndihmës ekonomike”, raporton sot GSH.

Nëse personat që përfitojnë ndihmë ekonomike nuk paraqesin vërtetimin se kanë kryer Check Up-in, nuk do të marrin ndihmën ekonomike.

Më 8 maj 2017, pak javë pasi u ngjit në karrigen e Ministres së Mirëqënies Sociale, Olta Xhaçka ndër të parat udhëzime firmosi një që ka të bëjë me zgjerimin e skemës së përsonave që i nënshtrohen Check Up –it.

“Administratori shoqëror në bashkëpunim me mjekun e familjes do të duhet të marrë listën emërore të personave të kësaj grupmoshe (35 – 70 vjeç), të cilët nuk e kanë kyer kontrollin mjekësor bazë dhe t’i njoftojë ata 3 muaj rresht, para muajit të lindjes”.

Të gjitha këto tentativa janë për një qëllim të vetëm: për të justifikuar paratë që merr kompania “Marketing & Distribution” e Vilma Nushit. Ajo, sipas kontratës koncesionare, paguhet për 475 mijë kontrolle në vit, pa marrë parasysh nëse këto kontrolle kryhen apo jo.

Për cdo Check Up, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor i paguan kësaj kompanie 1537 lekë, pa TVSH.

“Sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë, që prej vitit 2015 deri në muajin nëntor të vitit 2016, këtë kontroll e kënë bërë 349 mijë individë, ose thënë ndryshe 37% e personave të parashikuar”, vijon më tej GSH. Por kompania koncesionare është paguar për 475 mijë persona.

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative, BIRN, raportonte pak ditë më parë se shqiptarët e paguan dyfish më shtrenjtë për Check Up –in në vitin 2015.

“Bilanci i kompanisë që fitoi tenderin e shumëdebatuar të kontrollit shëndetësor zbulon se check up i kushtoi taksapaguesve 554 milionë lekë vetëm për 9 muaj të vitit 2015, ndërsa kompania investoi gjithsej 337 milionë lekë dhe fitoi neto 45 milionë lekë, pasi kishte një kapital të vetin prej vetëm 30 milionë lekësh”, shkruante BIRN.

Në shkrim theksohet se vetë Fondi i Sigurimeve të Detyrueshmë të Kujdesit Shëndetësor kishte vlerësuar se në vitin 2015 duhet të përftonin nga projekti 917 mijë persona, por përfituan vetëm 224.420 persona.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY