Ndeshja e kthimit mes ekipit shqiptar “SV Albania” dhe atij serb “KE Serbia”, e zhvilluar në Vjenë të Austrisë, ka përfunduar me fitoren e shqiptarëve 3-0.
Golashënues të këtij takimi ishin kapiteni Zemri Deari (53 min) dhe dy gola nga Daniel Pretenjaca (53, 90 min), raporton albinfo.ch.
Kjo është e dyta e herë gjatë këtij sezoni që shqiptarët mposhtin Serbinë gjatë këtij sezoni futbollistik në ligën e dytë rajonale të Vjenës.
Për të parë këtë takim ishin mbledhur qindra tifozë shqiptarë. Ashtu si në ndeshjen e kaluar, edhe këtë herë ndeshja u zhvillua e qetë dhe pa ndonjë incident të theksuar.
Kur ka mbetur vetëm edhe një ndeshje deri në përfundim të kampionatit, “SV Albania” është në rrugë të mbarë për t`u shpallur kampion. Por e gjitha do të vendoset në takimin e radhës!





