Mjafton të vizitosh gërmadhat e Apolonisë antike dhe menjëherë thua : Poqese do të kisha zgjedhje njëmijë herë më mirë do të kishte qenë të jetoja në Apoloninë Antike sesa në Fierin e sotëm.
Fierakët trima dhe të zgjuar meritojnë më shumë.
Vizitoj Apoloninë antike dhe shoh se ka pasur banja publike, ku i ka Fieri?
Shoh shëtitoren antike, nën gjelbërim, krahasoj me rrugët gjithë pluhur e me trotuare të prishura sot, gjithë makina që të vënë rrotën.
Ajri në Apoloninë antike freski, hijeshi, pastërti, shëndet. Nuk është gjithë pluhur dhe ndotje si në Fierin e sotëm.
Plani urbanistik i Apolonisë antike është kulmi i rregullit, gjeometri e përkryer, jo si kaosi urban sot.
Po teatri antik cfarë perle? Cfarë ka mbetur sot nga ish teatri i Fierit?
Palé Agora ku mblidheshin qyetarët për të marrë vendime, e ku pyet tani këshilli bashkiak i Fierit sot se çfarë mendojnë qytetarët!!!
Vjosa e lundrueshme e lidhte Apoloninë antike me detin, kurse sot gjanica e përmbyt duke ja lundruar makinat nëpër trotuare.
Eh çfarë nostalgjie për Apoloninë Antike !!!
Aq sa kur shkoj me ndonjë të huaj për vizitë atje, në atë vend të bekuar dhe plot hije e gjelbërim, përpiqem që mikun e huaj ta mbaj me muhabet kur kaloj nëpër Fier e në rrugën që çon te statujat e bukura antike që zbukuronin qytetin e atëhershëm, në mënyrë që miku i huaj të mos përzjejë verën me vajguri.





