KQZ nis përgaditjet për zgjedhje të vetmuara

KQZ nis përgaditjet për zgjedhje të vetmuara

67
0
Shares

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur sot se do të nisë emërimin e anëtarëve dhe sekretarëve, për të plotësuar vakancat për çdo KZAZ, për të siguruar ngritjen dhe funksionimin e tyre në përputhje të plotë me përcaktimet e Kodit Zgjedhor.

Vendimi erdhi pasi partitë e opozitës kanë vendosur të mos futen në zgjedhje deri në arritjen e një marrëveshjeje që sjell në fuqi një qeveri teknike që do të jetë përgjegjëse për zgjedhje të drejta dhe të lira në vend.

“Shkaku që afati ligjor për ngritjen e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor nuk u arrit te respektohej nga KQZ, është mos përmbushja e detyrimit ligjor nga Partia Demokratike për paraqitjen e propozimeve për anëtarë të dhe sekretarë të KZAZ-ve, dhe nga Partia Republikane, për paraqitjen e propozimeve për anëtarë të KZAZ-ve. Ky detyrim, i parashikuar nga neni 28, pika 2, i Kodit Zgjedhor, nuk u përmbush nga këto dy subjekte zgjedhore, madje as në tejkalim të afatit ligjor, megjithëse KQZ e toleroi këtë”, tha zëdhënsja e KQZ.

“Pas dorëzimit nga Inspektorët Rajonalë të kërkesave të paraqitura nga qytetarët pranë Zyrave Rajonale Zgjedhore, dhe shqyrtimit të të gjithë kandidaturave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në rastin më të parë, me vendim do të emërojë anëtarët dhe sekretarët sipas rastit, për të plotësuar vakancat për çdo KZAZ, për të siguruar ngritjen dhe funksionimin e tyre në përputhje të plotë me përcaktimet e Kodit Zgjedhor”, deklaroi ajo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY