Krimi i katërfishtë në Thumanë, shkak sherri para një muaji për shokun

Krimi i katërfishtë në Thumanë, shkak sherri para një muaji për shokun

78
0
Shares

Një sherr i para një muaji mes shoferëve, ka qenë shkaku i ngjarjes së rëndë ndodhur mbrëmjen e së premtes në Thumanë, ku tre persona nga e njëjta familje u vrarë me armë zjarri, ndërsa një tjetër mbeti e plagosur.
Policia e Durrësit ka bërë të mundur zbardhjen e masakrës, ku mbetën të vrarë babë e bir, Fran e Arben Çeku, përkatësisht 79 dhe 44 vjeç dhe nipi i tyre 20-vjeçar Enea Rama, ndërsa mbeti e plagosur Luçie Çeku, 65 vjeçe, duke nxjerë në dritë edhe motivet e saj.

Grindja
Autorët e masakrës, sipas Policisë, janë tre vëllezërit, Danjel, Pëllumb e Besnik Kora, si dhe i ati i tyre Guri Kora, të cilët janë shpallur në kërkim dhe po punohet për arrestimin e tyre.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se rreth 90 minuta para ngjarjes, Arben Çeku dhe pëllum Kora kanë patur një përplasje fizike mes tyre në ambjentet e lokalit të fshatit, ku i pranishëm ishte edhe një prej vëllezërve Kora.
Shkak i konfliktit mes Arben Cekut dhe Pëllumb Korës, është bërë një ngjarje e ndodhur rreth një muaj më parë, ku vëllezërit Kora kishin rrahur një shokun e Arbenit, i cili punonte gjithashtu si shofer furgoni. Arben Ceku, i cili pak ditë më parë ishte kthyer nga emigrimi (Italia), teksa i ka hasur në lokalin e fshatit vëllezërit Kora u ka kërkuar sqarime se përse e kishin rrahur shokun e tij. Kjo nuk është pritur mirë nga vëllezërit Kora, të cilët kanë nisur të konfrontohen fizikisht me Arbenin.
Për të shuar sherrin kanë ndërhyrë klientët e tjerë të lokalit, bashkëfshatar të tyre, por palët kanë shkëmbyer të shara në distancë.


thumane-Vrasja

Kur të gjithë mendonin se gjithçka u mbyll me kaq, antarët e familjes Kora kanë shkuar në banesë kanë marrë armët dhe i kanë zënë pritë viktimave rreth 30 metra larg banesës së tyre, në një rrugicë të errët. Fran Ceku, bashkëshortja e tij Lucie, i biri Arben dhe nipi Enea Rama ishin duke u thyer për në banesën e tyre, ndërkohë vëllezërit Kora i kanë zënë pritë dhe kanë qëlluar më breshëri automatiku dhe psitoletë drejt tyre, duke i lënë të vdekur në vend burrat e familjes Ceku, ndërsa të plagosur rëndë 65-vjeçaren.
Sipas burimeve policore, në vendngjarje janë gjetur gëzhoja të dy armëve të ndryshme, një kallashnikov dhe një pistoletë. Ndërkohë raportohet se për sqarimin e plotë të ngjarjes në polici janë shoqëruar 10 persona.
Policia po vijon kërkimet edhe në fshatrat përrreth, ndërsa ka ngritur edhe postoblloqe në alkset rrugore që lidhet fshati i Thumanës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY