Albanian Screen drejt mbylljes. Ndal transmetimet edhe ne Digitalb

Albanian Screen drejt mbylljes. Ndal transmetimet edhe ne Digitalb

254
0
Shares

Televizioni Albanian Screen po shkon drejt mbylljes. Lajmi është njoftuar nga vetë punonjësit e kompanisë, shumica e të cilëve kanë shkëputur marrëdhëniet e punës me televizionin. Punonjësit janë njoftuar në mënyrë individuale se puna do të vijojë vetëm edhe për pak ditë, ndërsa po likuidohen për pagat e prapambetura. Drejtuesit e kompanisë nuk ishin të arritshëm për koment, ndërsa prej disa ditësh sinjali i Albanian Screen nuk po transmetohet më as në Digitalb.

Albanian Screen (AS), sipas të dhënave të bilancit të vitit 2013, realizoi një qarkullim vjetor prej 323 milionë lekësh në vitin 2013 (rreth 2.3 milionë euro), me një rënie prej 33% në raport me një vit më parë. Sipas xhiros, Albanian Screen është televizioni i katërt më i madh në vend, pas Top Channel, Klan dhe Vizion Plus. Ndërsa në 2012 AS ishte i treti më i madh në vend, me një xhiro më të lartë se Vizion Plus. Ky është televizioni i parë i përmasave relativisht të mëdha që po mbyllet.

Për periudhën 2012-2013, televizioni ka rezultuar me një humbje prej rreth 30 milionë lekësh, përkatësisht për secilin vit. Albanian Screen që pas vitit 2000 kur u themelua pati një rritje të qëndrueshme duke fituar një audiencë të kënaqshme. Tre vitet e fundit Albanian Screen e përforcoi audiencën edhe më shumë me një nga telenovelat me prestigjioze turke, “Sulejmani i Madhërishëm”. Para 5 vitesh kompania numëronte mbi 320 punonjës, por pas problemeve që ju krijuan me privatizimin e ARMO-s aksionerit të saj kryesor Rezart Taçi, aktualisht ishin të punësuar pak më shumë se 100 punonjës.(
ervin kaduku)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY