5 arrestime për përleshjen me armë “Te Kisha e Madhe”

5 arrestime për përleshjen me armë “Te Kisha e Madhe”

99
0
Shares

Policia e Shkodrës deklaroi arrestimin e 5 personave për një konflikt të ndodhur mëngjesin e së dielës, në këtë qytet ku dy persona mbetën të plagosur me armë zjarri.

Sherri me armë “Te Kisha e Madhe”, në Shkodër, ndodhi për motive të dobëta. Pati përplasje me armë zjarri mes disa klientëve, pronarit dhe punonjësve të një lokali, të cilët në gjendje të dehur tentonin të hynin me forcë në lokal. Nga ky konflikt kanë mbetur të plagosur me armë zjarri pistoletë nga punonjësi i lokalit Leonard Kroni, klientët e këtij lokali, shtetasit : Gjeto Leka, Ermir Gjeloshi, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Personat e arrestuar:

1.Leonard Kroni, 32 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar më parë për vepren penale « Vjedhje ».

Arrestimi i tij u bë për vepren penale « Vrasje me dashje e mbetur në tentativë » si dhe « Armëmbajteje pa leje », parashikuar nga neni 76-22 dhe 278/5 i Kodit Penal.

2.Valentin Kroni, 26 vjeç, banues në Shkodër. Arrestimi i tij u bë për vepren penale « Armëmbajtje pa leje », parashikuar nga neni 278/5 i Kodit Penal.
3.Gjeto Leka, 26 vjeç, banues në Shkodër . Arrestimi i tij u bë për vepren penale, « Kanosje serioze për hakmarrje , Plagosje e lehtë me dashje dhe Prishje të qetësisë publike në bashkëpunim », parashikuar nga neni 83/a, 89 e 274-25 të Kodit Penal.

4.Ermir Gjeloshi, 24 vjeç, banues në Shkodër. Arrestimi i tij u bë për veprën penale, « « Kanosje serioze për hakmarrje , Plagosje e lehtë me dashje dhe Prishje të qetësisë publike në bashkëpunim », parashikuar nga neni 83/a, 89 e 274-25 të Kodit Penal.

5.Valentin Gjeloshi, 26 vjeç, banues në Shkodër. Arrestimi i tij u bë për vepren penale, « « Kanosje serioze për hakmarrje , Plagosje e lehtë me dashje dhe Prishje të qetësisë publike në bashkëpunim », parashikuar nga neni 83/a, 89 e 274-25 të Kodit Penal.(ka plagosur me mjete punonjesit e lokalit). Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi me inicialet B.P., bashkëpuntor me tre të arrestuarit, Gjeto Leka, Ermir Gjeloshi, Valentin Gjeloshi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY