Krimi i katërfishtë në Thumanë, 20 vjeçari Enea viktimë e rastsishme –...

Krimi i katërfishtë në Thumanë, 20 vjeçari Enea viktimë e rastsishme – si shpëtoi shoku i tij

79
0
Shares

Viktimat e fshatit Thumanë ishin duke u thyer nga vajza e bashkëshortëve Fran dhe Luçja, në momentin e krimit,  nëna e Eneas, e cila jeton rreth 50-60 metra larg shtëpisë së tyre. Enea siç tregojnë të afërmit, ishte ndodhur rastësisht, pasi nuk ndodhej në shtëpi dhe ju ishte bashkuar në rrugë.
“Fati i tij i keq, që u ndodh në vendin dhe momentin e gabuar”, komenton një bshkëmoshatar, shoku i Eneas.
Shoku i 20-vjeçarit tregon se vetëm pak çaste më parë ishte ndarë nga Enea. Dy të rinjtë ishin duke ndenjur me shoqërin e tyre në një shtab elektoral deri pak momente para se të ndodhte krimi.
shoku-eneas“Isha vetëm pak metra larg vendit ku ndodhi ngjarja, sapo isha ndarë nga Enea, me të cilin kishim kaluar mbrëmjen së bashku me të tjerë shokë në një shtab elektoral këtu në fshat. U tremba shumë sepse ndodhesha vetëm disa metra larg, sapo ishim ndarë. Enea takoj dajën dhe gjyshin e vet dhe aty u ndamë me të. Nuk di çfarë të them, nëse do të kishim dalë dy minuta më vonë ose më herët, Eneas nuk do ti kishte ndodhur asgjë. Ai u ndodh fare rastësisht në vendin e ngjarjes. Unë dëgjova të shtënat dhe disa të bërtitura dhe më shkoi mëndja që diçka e keqe po ndodhte. U afrova pranë vendit të ngjarjes kur atu mbërritën edhe persona të tjerë bashkëfshatarët tanë dhe të afërm të Eneas. Kur shkuam atu pamë që ai së bashku me gjyshin dhe dajën ishin të shtrirë përtokë dhe të mbuluar nga gjaku, ndërsa gjyshja ishte pak metra më tej, fatmirësisht gjallë. Më pas erdhi policia”, tregon bashkëmoshatari i 20-vjeçarit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY