Fuga: Drafti për arsimin e lartë, model i paparë askund …

Fuga: Drafti për arsimin e lartë, model i paparë askund …

83
0
Shares

Akademiku Artan Fuga ka reaguar sërish kundër draftit për arsimin e lartë. Duke ironizuar për projektet e folura dhe të përfolura, që nga kilianë, anglosaksonë, e portugezë, Fuga shprehet se modeli aktual nuk i ngjan askujt …

Reagimi i plotë i Artan Fugës
“Çfarë modeli???
Para dy vjetësh flitej për model kilian, pastaj erdhi dikush foli për model anglosakson, dhe e mbajti këtë avaz nja gjashtë muaj deri sa ideja u diskreditua, pastaj sot na u fol për një model portugez, nuk po marrim vesh.
Unë di një gjë, të tillë model nuk kam parë askund, që nga Skandinavia e deri në vendet latine europiane, lëre më në Angli.
Nuk e tha kot eksperti europian që erdhi se ky projektligj i anashkalon vlerat europiane.
Po kush e dëgjoi???
Mua ky model që ka projektligji, një dështim i paparë konceptual, më ngjan me disa modele që nuk dua t’i vendos një etiketë. I ngjan modeleve
– në Rusi pas vitit 1917,
– i ngjan modeleve gjermane dhe italiane në vitet në dekadat e para të shekullit të XX,
– po u ngjan modeleve spanjolle, portugeze, greke të viteve 70,
– modelit kinez pas revolucionit kulturor.
Të tjera nuk di!”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY