Krimi i katërfishtë në Thumanë, arrestohet babai, ende në arrati tre djemtë

Krimi i katërfishtë në Thumanë, arrestohet babai, ende në arrati tre djemtë

63
0
Shares

Një nga 4 autorët e vrasjes së trefishtë në Thumanë, është arrestuar. Burime të policisë lokale bënë ët ditur se ka arrestuar Gurali Kora 56 vjeç, ndërkohë që janë në kërkim edhe 3 autorë të tjerë, të cilët janë djemtë e të arrestuarit.
Burime nga policia bëjnë me dije se 56 vjeçari është arrestuar në qytetin e Laçit.
Tre djemtë e Gurali Koras, Pëllumb, Daniel dhe Besnik Kora janë shpallur në kërkim si autorë të dyshuar për vrasjen e 3 anëtarëve të familjes Çeku mbrëmjen e së premtes. 56-vjeçari i arrestuar do të pyetet lidhur me vrasjen e trefishtë dhe arratisjen e djemve të tij.
Një ditë më parë polica vuri 10 mijë euro shpërblim për personin që do të jepte informacion për vendndodhjen e autorëve të masakrës së Thumanës.
Ngjarja ndodhi mesnatën e së premtes 5 qershor,  ku mbetën të vrarë babë e bir Fran e Arben Çeku dhe nipi i tyre 20 vjeçar Enea Rama. Vrasja e ka zanafillën në një konflikt të rreth 1 muaji më parë mes shoferëve të furgonëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY