Vlorë, makina lyhet me benzinë dhe më pas i vihet flaka

Vlorë, makina lyhet me benzinë dhe më pas i vihet flaka

55
0
Shares

Një automjet është djegur plotësisht në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur pas mesnate  në zonën e quajtur “Kapelja” në qytetin bregdetar.
Sipas policisë automjeti tip “Renault Clio” me targa VL 1146 D, i cili ishte në pronësi të Alfred Banit është djegur plotësisht, ndërkohë që është dëgjuar edhe një shpërthim. Mësohet se flakët e shpërthimi kanë dëmtuar edhe një automjet të parkuar në afërsi të makinë së djegur.
Po sipas të njëjtave burime, mjeti është lyer me benzinë dhe më pas i është vënë flaka. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Nuk dihen ende rrethanat, por dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Zjarrfikësja nuk ka ndërhyrë në kohë, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Ndërkohë që kjo ngjarje ka traumatizuar banorët e zonës.
Pas fikjes së flakëve, policia ka nisur hetimet për shkaqet e zjarrit, duke mos përjashtuar as pistën e një zjarrvënie të qëllimshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY