Kosovë, nisin sot aktivitetetet për rivarrimin e Isa Boletinit

Kosovë, nisin sot aktivitetetet për rivarrimin e Isa Boletinit

50
0
Shares

Në Kosovë nisin sot aktivitet për rivarrimin e Heroit Kombëtar Isa Boletini.
Këshilli organizativ njoftoi se ceremonia do të fillojë në orën 10:00 në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe më pas arkivoli nga ky qytet, në orën 13:00 do të niset për Deçan ku pritet të arrijë në orën 14:45.
Menjëherë pas kësaj fillojnë aktivitetet në sheshin Isa Boletini në Isniq, me fjalime rasti dhe një pjesë artistike. Homazhet do të zhvillohen prej orës 15:00 deri në orën 20:00, kur arkivoli do të vendoset në Shtëpinë e Kulturës.
Rivarrimi i Isa Boletinit ngjalli debate pasi fillimisht u vendos që eshtrat e tij të preheshin në Vlorë pranë Ismail Qemalit, por kjo nismë e qeverisë së Kosovës dhe asaj shqiptare u kundërshtua si nga familjarët e Boletinit ashtu edhe nga komuna e Mitrovicës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY