Deromenaj në Orikum: Ulje masive taksash përfshirë edhe tatimin për akomodim

Deromenaj në Orikum: Ulje masive taksash përfshirë edhe tatimin për akomodim

57
0
Shares

Kandidati i Opozitës Genc Deromemaj ka publikuar programin e tij për Orikumin përmes të cilit parashikon ndërhyrjet imediate në 100 ditëshin e parë, të cilat kanë të bëjnë me taksat dhe shërbimet.

Lehtësitë fiskale do të jenë prioritet i Deromemaj në krye të bashkisë. Ai premtoi se do të ulen në masën 50 % taksat për bizneset e kësaj zone, 30% ulje e taksës së shërbimit të pastrimit do të bëhet edhe për familjarët e bzineset, si dhe do të eleminohen tarifat për shërbimet që ofron bashkia. Gjithashtu ai garantoi se do të ulet taksa për akomodim nga 3.5% në 1.5%, duke i dhënë mundësi bizneseve turistike të marrin frymë e gjenerojnë më shumë të ardhura.

Deromemaj premtoi se do të bëhet rikonstruksion i të gjitha shkollave, kopshteve e do të ndërtohet një cerdhe me kapacitet 120 fëmijë për Orikumin dhe zonat përreth, ndërsa për nënat kryefamilajre kostoja për këto do të jetë minimale. Gjithashtu do të bëhet rimburism në formën e ndihmës ekonomike për energjinë elektrike për çdo familje në nevojë.

Ai garantoi se Bashkia do të bëjë të mundur promovimin e çdo aseti të Orikumit, ndërsa premtoi se do t’i jepet një rëndësi e veçantë agroturizmin, nëpërmjet panaireve të lëvizshme, ku bashkia do të lehtësojë kostot për bizneset pjesëmarrëse.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY