Basha i shpjegon zyrtarit të lartë amerikan se si blihen votat në...

Basha i shpjegon zyrtarit të lartë amerikan se si blihen votat në zgjedhjet shqiptare

60
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot zëvendës-ndihmës sekretarin e shtetit, z. Hoyt Yee dhe ambasadorin amerikan Lu, më të cilët ndau shqetësimin për mungesën e vullnetit të mazhorancës për të miratuar aktet ligjore që do të ndalonin personat me precedentë kriminalë të garonin në zgjedhjet e 21 qershorit dhe të promovoheshin ne administratën publike.

Zyrtarët e lartë amerikanë përgëzuan z. Basha për hapat konkretë dhe vullnetin e treguar në një vendimmarrje të guximshme për të çuar përpara procesin e dekriminalizimit.

Një vend të rëndësishëm në këtë takim zuri dhe situata zgjedhore në Shqipëri, ku z. Basha tha se dyshja Rama-Meta ka nisur të ngrejë skemën e blerjes së votave, duke u bërë presion të hapur drejtorëve te administratës publike, për të blerë votat përmes falsifikimit të kartave të identitetit e shtimit të votuesve në zona të ndryshme të vendit, fakte të cilat janë bërë publike dhe çuar para drejtësisë, konkretisht në Durrës dhe në Kavajë.

Kryetari i PD-së shprehu shqetësimin edhe për dhunën e ushtruar ndaj anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Demokratike gjatë tubimeve elektorale, rastin e Durrësit, rastin e Ersekës, rastin e Malësisë së Madhe. Në Vorë dhe në Sukth, persona me precedentë kriminalë, të armatosur janë vënë në shërbim të Partisë Socialiste dhe LSI dhe terrorizojnë banorët.

Kulmi i shantazhit qeveritar është presioni i hapur që i bëhet kandidatit të Partisë Demokratike në Vorë apo kandidatit të Ersekës që është kërcënuar nga ministri i Mjedisit.

Pasi u njoh me situatën nga zoti Basha, zëvendës – ndihmës sekretari i shtetit, z. Hoyt Yee tha se do të merren të gjitha masat që vëzhguesit e ambasadës së SHBA të jenë prezentë dhe monitorojnë me kujdes procesin në të gjithë bashkitë, në zgjedhjet e 21 Qershorit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY