Durrës, vrasja te ish-Këneta, ekzekutorët një plumb të vetëm në kokë viktimës,...

Durrës, vrasja te ish-Këneta, ekzekutorët një plumb të vetëm në kokë viktimës, shkak dyshohet një femër

98
0
Shares

Ndërsa minutat kalojnë detaje të reja zbulohen për ngjarjen te ish-Këneta në Durrës, ku mbeti i vrarë një person, ndërsa dy të tjerë u plagosën.
Sipas dëshmitarëve, mësohet se Robert Rama nga Laçi, banues në Tiranë, ka qenë në një tavolinë duke pirë kafe me dy persona të tjerë, ndërsa po luanin edhe me letra në një bar lagjeje, i njohur si “Librazhdioti”.
Dy atentatorët me motor dhe me kokore në kokë kanë zbritur nga motori, te dera e lokalit kanë lënë çantën, kanë nxjerrë automatikun, kanë hyrë në lokal dhe kanë komunikuar fillimisht me viktimën. Më pas e kanë goditur 31-vjeçarin Robert Rama me karrige të lokalit, i kanë vendosur automatikun në kokë dhe vetëm me një plumb e kanë ekzekutuar. Më pas kanë qëlluar me breshëri, ndërsa plumbat kanë plagosur edhe Arnold Velaj, 32 vjeç dhe Alfons Ismaili, 50 vjeç, njëri prej tyre në gjendje kritike.
Pas kësaj, autorët janë larguar pa mbërritur ende policia.
Sipas policisë, viktima ka qenë i shpallur person në kërkim, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tepelenë për veprën penale “vjedhje me armë”.
Viktimës iu gjet një armë zjarri,tip pistoletë.
Dyshimet e para flasin se shkak i këtij krimi, mund të jetë një femër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY