Policia ndal nënën e Ronaldos në Madrid, kishte 55 mijë euro në...

Policia ndal nënën e Ronaldos në Madrid, kishte 55 mijë euro në çantë

64
0
Shares

Rojet civile spanjolle nuk e kanë lejuar nënen e Cristiano Ronaldos, futbollistit më të paguar në botë, të shkonte në shtëpinë e saj me 55 mijë euro në çantë. Dolores Aviero nëna e yllit të Real Madrid do të merrte avionin me destinacion Portugalinë në fund të muajit prill kur agjentët e kufirit kanë kontrolluar bagazhin e saj që kishte në dorë në aeroportin e Madridit. Aty kanë gjetur 55 mijë euro cash. Rregullat që janë të aplikuara nuk lejojnë që të udhëtosh në Shengen me më shume se 10 mije euro, nëse ke më shumë duhet te kesh një justifkim mbi prejardhjen e tyre. Asaj i janë bllokuar 45 mijë Euro derisa të sjellë edhe jusftikimin se nga i kanë ardhur. Nëna kuzhinjere e Ronaldos duhet të tregojë se nga i kanë ardhur këto para që të ketë mundesi ti rimarrë. Nëna e futbollistit nuk ka bërë asnjë shkelje të rëndë por vetëm një thyerje të ligjit janë shprehur zëdhensat e rojeve civile të Spanjës. Kristiano Ronaldo është futbollisti më i paguar në botë. Revista amerikane forbes e ka llogaritur pasurinë e tij më 2014 në rreth 52 milionë dollarë ose rreth 46 milonë euro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY