Sherri për kufirin me Greqinë. Shqipëria tërhiqet nga tenderimi i kërkimeve të...

Sherri për kufirin me Greqinë. Shqipëria tërhiqet nga tenderimi i kërkimeve të naftës në det

49
0
Shares

Shqipëria ka shtyrë për një muaj, pra deri në mes të korrikut, marrjen e ofertave për kompanitë eksploruese  për naftë dhe gaz në pesë blloqe dhe për një kohë të pacaktuar për dy blloqe të cilat janë në det të hapur.
Vetëm një javë para përfundimit të afatit i cili ishte caktuar më 15 qershor, Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri urdhëroi shtyrjen e ofertave edhe për një muaj tjetër me justifikimin për ti dhënë më shumë kohë kompanive.
“Çfarë mund të bëni kur kompania e dytë apo e tretë më e madhe e naftës në botë ju kërkon  më shumë kohë”, tha një zyrtar i lartë në Ministrinë e Energjisë për “Reuters” kur u pyet në lidhje me vonesën.
Vendimi i ministrit përkon edhe me fërkimet midis Shqipërisë dhe Greqisë, pasi Gjykata e lartë e Shqipërisë ka shfuqizuar një marrëveshje të vitit 2009 për të ndarë kufijtë ujorë.
Një nga prej blloqeve në det të hapur, Jon 5, të ofruara nga Shqipëria tre javë më parë përputhet me zonën e detit Jon pranë Korfuzit, në të cilin Greqia po ashtu dëshiron që të bëjë kërkime.
Pavarësisht se të dy vendet janë të vendosura për të zgjidhur problemet e detit, çështja mund të shtyjë procesin e kërkimeve deri në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
“Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve për blloqet e detit, për shkak të konsolidimit të të dhënave sizmike, do të shtyhet për një tjetër afat”, tha Gjiknuri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY