Mali i Zi, helmohet ekuipazhi tragetit Vlorë-Brindizi, 1 i vdekur, 3 në...

Mali i Zi, helmohet ekuipazhi tragetit Vlorë-Brindizi, 1 i vdekur, 3 në spital

65
0
Shares


I njëjti traget do të kryente edhe linjën Shëngjin-Brindizi

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në tragetin e linjës Vlorë-Brindizi në Malin e Zi, ndërsa raportohet për një të vdekur dhe tre ët tjerë të dërguar në spital. Sipas medieve malazeze, mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në tragetin grek “Horizont”, i cili kishte ndaluar në Zelenikë për një remont, e më pas ka hyrë në gjirin Bokokotorksi. Sipas mediave malazeze, mësohet se viktima është pjesëtar i ekuipazhit të tragetit, i cili dyshohet të jetë helmuar me gaz ose kimikate, ndërsa nuk bëhet i ditur identiteti i tij.
Mësohet gjithashtu se tre persona janë intoksikuar dhe janë dërguar me urgjencë për mjekim në një spital privat. Po sipas këtyre burimeve, trageti grek kishte pjesë të ekuipazhit të tij anëtarë të huaj. Mediat malazeze pohojnë se është duke u diskutuar se cili nga shtetet do kryejë hetimet për zbardhjen e asaj çka ka ngjarë.
Ndërkohë, ditën e djeshme nuk është kryer asnjë lundrim në portin e Vlorës, ndërsa mësohet se i njëjti traget do të kryente edhe linjën Shëngjin-Brindizi. Ndërkaq, pritet të zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY