Ylli Manjani: Policia po rrezikon zgjedhjet, i thotë “Faleminderit” partisë

Ylli Manjani: Policia po rrezikon zgjedhjet, i thotë “Faleminderit” partisë

53
0
Shares

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani deklaroi në një intervistë në shuplaka.com se zgjedhjet e lira nuk janë të garantuara dhe janë në rrezik pasi policia e shtetit është e politizuar me PS-në dhe kanabisi është një tjetër faktor që rrezikon këto zgjedhje:

“Ç’ishte ajo ”Faleminderit Saimir!”?! Policia e Shtetit falenderon Saimirin?! Po ç’domethënë kjo?! Në cilin vend të NATO-s, apo BE-së dalin policë edhe i thonë ”Faleminderit” një ministri që ikën. Ç’është kjo?! Përveçse militantët e partisë nuk ka kush ta bëjë tjetër dhe kjo është një gjë që lë një shije shumë të keqe në kuptimin e shtetit, ligjit, e funksionimit të jetës politike. Padiskutim që Partia Socialiste paska disa militantë në polici.

Kush do na garantojë zgjedhje ne? Këta që thonë ”Faleminderit Saimir”?! Janë të rrezikuara jo të garantuara! Sepse zgjedhjet sot rrezikohen, më falni për mungesën e modestisë por e kam denoncuar para një viti këtë gjë: kanabisi”.

Manjani ka deklaruar se kanabisi është një fenomen i përhapur masivisht në vend që prej shtatorit të 2015-tës, dhe ka lëshuar një tjetër akuzë të fortë në lidhje me kanabisin duke thënë se një pjesë e drogës administrohet nga shteti:

“Në klimën e mohimit, e mosbesimit, e mungesës së përvojës, në klimën e politizimit të tejskajshëm sigurisht që shifrat e tua relativizohen sepse kundërshtari çfarë të thotë: ”Ti po kap drogën që nuk është e jotja. Nuk thashë që është e Tahirit, por ka drogë që është e administruar nga shteti”.

I pyetur nëse ai ka gisht në shkarkimin e Tahirit, Manjani e ka mohuar, pasi sipas tij, lëvizja e Ramës për të shkarkuar ministrat është një lëvizje parazgjedhore nervore, e ndikuar nga presioni i çadrës dhe rezultatet e këqija qeverisëse:

“Është i gjithë spekulim.Unë nuk e di këtë gjë se nuk kam qenë dëshmitar i asnjë diskutimi.

Arsyeja e lëvizjes së ministrave përpara fushatës zgjedhore është thjesht një reagim, nervoz, ekskluzivisht nervoz, krejtësisht i paqartë i kryeministrit të vendit, i cili ndjehet në presion të gjithëanshëm. Nga të gjitha anët: nga rezultatet e këqija në qeveri, nga çadra e opozitës…”, ka përfunduar ish-ministri intervistëne tij për shuplaka.com.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY