Kreditë e këqija, 60 biznese 76 miliardë lekë të pashlyera në banka

Kreditë e këqija, 60 biznese 76 miliardë lekë të pashlyera në banka

51
0
Shares

Banka e Shqipërisë do të koordinojë një plan, i cili synon të ristrukturojë në bllok të gjitha kreditë me probleme për 60 borxhlinjtë më problematike në vend

Në total banka ka identifikuar 60 biznese, të cilat kanë mbi 60 për qind të të gjitha kredive të këqija në shkallë kombëtare ose e konvertuar ne gati 76 miliardë lekë.
Por çfarë parashikon plani për trajtimin e tyre?
Burime nga Banka e Shqipërisë i thanë Top Channel se pjesa dërrmuese e këtyre bizneseve kanë më shumë se një kredi, që i kanë marrë në disa banka njëherësh.  Përballë kësaj situate Banka Qendrore do të ndërmjetësojë një proces negocimi ku çdo kompani individuale do të ulet njëkohësisht me të gjitha bankat në të cilat ka marrë borxh.
Sipas burimeve nga Banka Qendrore, qëllimi është që këto biznese, të cilat sot duhet të paguajnë disa këste kredish njëherësh, pas këtij ndërmjetësimi të paguajnë vetëm një këst mujor.
Sipas këtyre tyre burimeve, falë ristrukturimit me të gjitha bankat, kjo pagesë do të jetë më e reduktuar se sa shuma që duhet të paguajnë aktualisht dhe do të derdhet vetëm në një bankë e cila do të përzgjidhet si lider rast pas rasti për secilin nga borxhlinjtë.
Banka e përzgjedhur që do të arkëtojë pagesën do e shpërndajë atë edhe tek bankat e tjera ku biznesi ka kredi, sigurisht sipas kësteve të ristrukturuara. Përmes këtij procesi, Banka e Shqipërisë synon të ulë kreditë e këqija dhe t’u jap një shans të ri bizneseve debitore më problematike në vend. Por burimet nga banka i thanë Top Channel, se ato kompani të cilat nuk do të kenë mundësi shpëtimi as pas këtij ristrukturimi do të trajtohen sipas mënyrës që parashikon ligji, pra duke u çuar në faliment.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY