Francesco Becchetti rrezikon 15 vjet burg

Francesco Becchetti rrezikon 15 vjet burg

72
0
Shares

Lëshimi i mandat arrestit nga autoritetet shqiptare për Francesco Becchettin, sipërmarrësin italian që akuzohet për pastrim parash dhe fshehje taksash ka bërë jehonë edhe në shtypin ndërkombëtar, veç atij italian.
Nëse  do të shpallet fajtor për akuzat e ngritura kundër tij shkruan “Asociated Press”, Francesco Becchetti mund të vuajë një dënim prej 15 vjetësh burg.
“Asociated Press” i referohet, sekuestrimit të aseteve të Beccheti në Shqipëri, mes të cilëve edhe televizionit të tij, “Agon Channel”.
britanik.  The “Guardian” shkruan se “Francesco Becchetti bleu në korrik të vitit të kaluar, 90 % të klubit ‘Lejton Orient’, një ekip i ligës së tretë,  në vlerën e 4 milionë sterlinave”.
Faqja on-line “Sky Sport” shkruan, se kohët e fundit klubi i futbollit është nxjerrë në shitje. Siç raporton “Sky Sport”, klubi mund të kushtojë më pak se 4 milionë sterlina, pas dështimit për të arritur në Championship.
Drejtues të klubit thonë se nuk kanë komunikuar me të dhe se nuk e dinë ku mund të jetë.
“The Guardian”, thekson faktin se Francesco Becchetti, akuzohet bashkë me të ëmën dhe dy persona të tjerë, për pastrim parash dhe evazion fiskal, për Hidrocentralin e Kalivaçit që siç shkruan gazeta britanike i ka kushtuar qeverisë shqiptare dhjetëra milionë euro në grante dhe taksa të papaguara.
Mediat italiane e raportuan që një ditë më parë lajmin për lëshimin e mandatit të arrestit për Becchettin. Dy gazetat më të mëdha, “Corriere della Sera” e “Republica” apo agjencia “ANSA” dhe gazeta e media të tjera e kanë atë në faqen e parë edhe sot.
“Corriere della Sera” thekson se paratë që Beccheti duhe t’i investonte në hidrocentralin e Kalivaçit përfunduan në llogaritë e tij bankare ose u investuan në biznese të tjera në Shqipëri, siç është rasti i dy televizioneve “Agon Channel” e “Agon Italia”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY