“Rama fshehu periudhën kur gjyqtarët paguanin ryshfet, i takon Bamirit”

“Rama fshehu periudhën kur gjyqtarët paguanin ryshfet, i takon Bamirit”

47
0
Shares

Lidhur me deklaratat e Ramës për reformën në drejtësi ka reaguar deputeti i PD-së dhe ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi. “Dje doli e qartë se Rama nuk ka patur në programin e vetë para 2 vjetësh asnjë strategji për reformën në drejtësi. Nuk ka patur dhe as ka sot pas 2 vjetësh asnjë program, asnjë vizion, asnjë strategji me plane konkrete, hapa konkrete, afate konkrete për luftën ndaj korrupsionit në drejtësi.
Gjatë 2 viteve ajo që Rama bëri ishte vetëm zëvendësimi I karrigeve në drejtesi duke vendosur aty militantët e PS-së, ish – pushtetarë të PS-së dhe ish gjyqtarë të diktaturës.
I vetmi lajm që shpërndau nga aktiviteti në mediat pranë tij ishte se gjyqtarët kanë paguar rryshfet për promovimin e tyre, duke fshehur kohën kur kjo ndodhte.
Me presidencën e Nishanit mori fund njëherë e mirë periudha e rryshfeteve për promovimin e gjyqtarëve. Presidenti Nishani i hoqi një njollë të madhe drejtësisë me ndershmërinë dhe përkushtimin e tij. Por papagalli fshehu kohën kur kjo ndodhte sepse e ka tashmë në prehër të akuzuarin ndërkombëtar për rryshfetet në drejtësi”, deklaroi deputeti i PD-së, Eduard Halimi.

Disa raporte ndërkombëtare ndër ta edhe ai i Global Integrity në vitin 2010, theksonte tarifat që paguanin gjyqtarët për promovimin e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY