Peqin, babai vrau djalin sepse e gjeti duke rrahur nënën

Peqin, babai vrau djalin sepse e gjeti duke rrahur nënën

47
0
Shares

Zbardhet motivi i ngjarjes së rëndë në fshatin Paulesh në Peqin, ku babai ka vrarë me armë zjarri djalin e tij brenda në banesë, mbrëmjen e sotme.
Nga të dhënat e para mësohet se 70-vjeçari Ismail Bahja ka qëlluar me pistoletë ndaj djalit të tij Elton Bahja 33 vjeç. Policia pasi ka shkuar në vendngjarje ka vënë në pranga edhe 70-vjeçarin, duke shoqëruar edhe bashkëshorten e tij për ta marrë në pyetje për rrethanat e ngjarjes.
Mësohet se 70-vjeçari Ismail Bahja ka qëlluar 3 herë me pistoletë mbi djalin e tij Elton Bahja 33 vjeç. Sipas burimeve të policisë lokale, mësohet se 70-vjeçari Ismail Bahja ka pranuar vrasjen duke deklaruar se e kishte kryer këtë akt pasi sipas tij djali i tij 33-vjeçari Elton Bahja dhunonte nënën e tij dhe ishte problematik në familje.
Sipas policisë, ka qenë momenti kur viktima po rrihte nënën e tij, kur babai ka marrë vendimin për ta qëlluar 3 herë djalin e tij me pistoletë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY