Interpol Tirana ekstradon drejt Italisë kavajasin e akuzuar për terrorizëm

Interpol Tirana ekstradon drejt Italisë kavajasin e akuzuar për terrorizëm

92
0
Shares

Nga ZQK Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Shqipëria drejt Italisë të shtetasit shqiptar, Alban Elezi 38 vjeç, banues në Kavajë.
Ekstradimi i tij u bë sepse, gjykata e Breshias, ka lëshuar urdhrin e arrestit nr. 22781/13 R,  datë 26.02.2015, për vepra penale të lidhura me terrorizmin, parashikuar nga Legjislacioni Penal Italian.
Procedimi penal ne Itali ka filluar ne lidhje me  një organizate kriminale terroriste e cila rekrutonte luftëtarë  ne një grup terrorist te quajtur  “Islamic State”. Ne veçanti, hetimet proaktive të kryera  kanë  verifikuar përpjekjet për rekrutimin me qëllime terrorizmi në nivel ndërkombëtar, të një personi me shtetasi italiane ose Tuniziane me banim në Itali.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt Italisë tonë i shtetasit Alban Elezi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY