Vlorë, arrestohen për korrupsion një mjeke e dy infermierë të spitalit Psikiatrik,...

Vlorë, arrestohen për korrupsion një mjeke e dy infermierë të spitalit Psikiatrik, në kërkim një mjeke tjetër

252
0
Shares

Me kërkesë të Prokurorisë së Vlorës, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për disa persona, mjekë dhe infermierë në Spitalin Psikiatrik Vlorë, të dyshuar për veprën penale “korrupsion pasiv…”. Masat e arrestit janë ekzekutuar nga ana e forcave të Policisë në Vlorë.
Në bazë të një hetimi të nisur kryesisht nga Prokuroria e Vlorës, rezulton se ka dyshime të arsyeshme se punonjës të Spitalit Psikiatrik Vlorë, kanë lëshuar dokumente mjekësore, fletë drejtimi për në KMCAP, kundrejt kryerjes së pagesave të parregullta, me qëllim marrjen e shërbimeve të kërkuara.
Nga hetimet e deritanishme lidhur me këtë procedim penal janë krijuar dyshime të arsyeshme dhe të bazuara në prova se punonjësit e Spitalit Psikiatrik Vlorë kanë lëshuar dokumente mjekësore, fletë drejtimi për në KMCAP, kundrejt kërkimit dhe marrjes së përfitimeve të parregullta, me qëllim kryerjen e veprimeve të lidhura me detyrën dhe funksionin e tyre.
Konkretisht, ekzistojnë dyshime të arsyeshme se shtetaset D. B., Laureta Selimaj, me detyrë mjeke pranë Spitalit Psikiatrik Vlorë, si dhe shtetasit Lindita Kanushi dhe Arsen Kadënaj, me detyrë infermierë pranë Spitalit Psikiatrik Vlorë, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë kërkuar dhe kanë marrë nga shtetasi E. T. një shumë prej 50.000 lekë, me qëllim lëshimin e dokumentit mjekësor, fletë drejtimi për në KMCAP për vëllanë e tij shtetasin A. T.
Në vijim të veprimeve hetimore lidhur me këtë procedim penal, pas kërkesës së Prokurorisë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë në datën 10.06.2015 ka vendosur që të caktojë masën e sigurimit “arrest në burg”, për shtetasit D. B., Laureta Selimaj, Lindita Kanushi dhe Arsen Kadënaj, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 259 dhe 25 i K. Penal.
Vendimet gjyqësore iu janë ekzekutuar nga shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë, përveç shtetases D. B. e cila është shpallur në kërkim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY