Lustrimi në Maqedoni/Publikohet dosja e 2 agjentëve, ja çfarë spiunuan në...

Lustrimi në Maqedoni/Publikohet dosja e 2 agjentëve, ja çfarë spiunuan në Gostivar dhe Dibër

129
0
Shares

A do të hapen në këtë mënyrë edhe dosjet në Shqipëri. Në fakt ligji i ri i dosjeve nuk përfshin edhe lustracionin. Por ja si ndodh në Maqedoni.

Komisioni për dosjet në Maqedoni ka bërë publike veprimtarinë e ish-inspektorit kryesor të Shërbimit Sekret në Gostivar, Xhemo Jashari, tashmë i pensionuar.

Sipas vendimit dhe dosjes së publikuar në faqen zyrtare të Komisionit, Jashari thuhet se ka dhënë urdhëra për ndjekjen e bashkëqytetarëve të tij dhe të telefonave të tyre shtëpiak, njofton Ina.

Gjithashtu thuhet se ai kishte ndikuar dhe vepruar për të ndërruar nga puna pesë mësues.

Përveç tij, është lustruar edhe kolegu i tij Aqif Durakovski nga Dibra, që sipas dokumenteve të publikuara në faqen e Komisionit thuhet se ai kishte informacion për gjithçka ndodhte në Dibër.

Një i lustruar tjetër ka qenë edhe Taip Emini, ish-drejtori i një shkolle në Tetovë, i cili siç thuhet në vendimin e Komisionit i kishte dhënë të dhëna shërbimit sekret për personat që ndiqeshin sipas linjës së nacionalistëve shqiptarë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY