SHBA, Zjarrfikësi në ceremoninë e vajzës që 17 vjet më parë i...

SHBA, Zjarrfikësi në ceremoninë e vajzës që 17 vjet më parë i shpëtoi jetën

65
0
Shares

Ndërsa shtëpia iu mbush plot me tym, Mike Hughes u fut në një dhomë dhe shpëtoi vajzën e vogël 9 muajshe.
E mori në krahët e tij dhe e nxori jashtë aty ku ishte e sigurt.
z1_copy_3“Sikur edhe 20 sekonda më shumë të isha vonuar, ngjarja do të kishte marrë rrjedhë tjetër,” tha Mike për Komo News.
Shpëtimi i foshnjës ndodhi 17 vite më parë. Ajo, Dawinielle Davison, është tani 18 vjeç dhe të dielën u diplomua në shkollën e mesme.
Familja dhe miqtë ishin së bashku me të për ta përkrahur në një ditë kaq të madhe. Por Davison nuk harroi të bënte një ftesë të veçantë për të: zjarrfikësit që i shpëtoi jetën.
z2_copy_2“Gjithmonë mendoja se ku vallë do ndodhej vajza të cilës i shpëtova jetën,” thotë Mike.
“Ndjej që e dua shumë, dhe do i jem mirënjohëse gjithmonë që më dha një shans të dytë për të jetuar,” tha Davison në një intervistë për “Today”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY