FOTO/ Rama bllokoi nisjen e eshtrave të Isa Boletinit nga Vlora, bojkotoi...

FOTO/ Rama bllokoi nisjen e eshtrave të Isa Boletinit nga Vlora, bojkotoi dhe ceremoninë e rivarrimit

70
0
Shares

Ndonëse kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Zëvendëskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ishin takuar javë më parë në Tiranë, për të marrë vendimin e përbashkët lidhur me rivarrimin e eshtrave të Heroit Kombëtar Isa Boletini në Vlorë, ky plan i tyre nuk u realizua.
Rama kishte konfirmuar se eshtrat e Isa Boletinit do të preheshin në Vlorë pasi në këtë mënyrë ai do t’i bashkohej bashkëluftëtarit të tij Ismail Qemalit, të cilët njihen si dy baballarë të Kombit shqiptar. Por injorimi i të parit të qeverisë shqiptare Edi Rama si dhe kryediplomatit nga Kosova, Hashim Thaçi, është bërë pikërisht dje me mos-prezencën e tyre në ceremoninë e rivarrimit të eshtrave të Isa Boletinit.
Zyrtarë të Qeverisë së Shqipërisë të kontaktuar nga “Zëri”, por të cilën nuk deshën t’u përmendet emri, thanë se kryeministri Rama ishe i zënë me fushatën e zgjedhjeve lokale që do të mbahen me 21 qershor.
“Siç e keni vene re, kryeministri Rama është duke ndjekur axhendën e fushatës zgjedhore. Ai ka qenë në Has për të mbështetur kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane, Adem Lalën”, ka thënë kjo zyrtare.
edi rama-hashim thaci, familjaret isa boletiniNga ana tjetër, “Zëri” mëson se arsyeja e Thaçit për të mos marrë pjesë dje në ceremoninë e Boletinit ishte axhenda e “ngjeshur”. 
I indinjuar me mosprezencën e shumë figurave të larta shtetërore ishte edhe kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.
Ai në një prononcim për “Zërin”, ka deklaruar se ftesat për të marrë pjesë i kanë pas gjithë figurat kryesore politike në trojet shqiptare.
Sipas Bahtirit, qeveria e Edi Ramës, ka gabuar me injorimin që i ka bërë Këshillit Organizativ nga Kosova që Isa Boletini të rivarrosej në Boletin.
“Ne Këshilli Organizativ i cili kemi qenë në nivel qendror, kemi marrë vendim që çdo kryetar dhe kryeministër i cili ka qenë deri më tani si në Shqipëri dhe Kosovë tu bëhet ftesa zyrtare dhe ato u janë bërë gjithëve. Se pse nuk kanë ardhur, nuk kam njohuri. Por e vërteta është se të gjithë i kanë marrë ftesat, të gjitha organet shtetërore për të qenë të pranishëm në tubimin e ceremonisë të rivarrimit të eshtrave të Isa Boletinit. Ajo çfarë është më e keqja është se, nuk është lejuar që eshtrat e Boletinit të bëhet me nisjen nga Vlora-Tiranë dhe Prizren, por që pjesa e Shqipërisë nuk ka dashur ta bëjë një gjë të tillë”, tha ai.
Bahtiri nuk ka lënë pa fajësuar edhe presidenten, Atifete Jajaga, e cila po ashtu nuk ishte pjesë e ceremonisë së varrimit.
“Jo vetëm Rama, por edhe presidentja e Republikës ka gabuar që nuk ka marrë pjesë. Ne e kemi bërë një punë jashtëzakonisht të mirë pasi që qe 100 vjet nuk është bërë kjo”, ka thënë në fund ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY