Zv.ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee dhe Kryeministri Rama sapo kanë përfunduar takimin në Kryeministri. Bëhej fjalë për një takim që ka zgjatur rreth një orë e gjysëm ndërsa të pranishëm në takim ka qenë edhe ministri i Jashtëm Ditimir Bushati dhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu.
Takimi nuk është ndjekur nga ndonjë deklaratë për mediat cfarë do të thotë se negociatat janë në pikun e saj.
Zyrtari i lartë amerikan është nisur menjëherë në takim me kreun e Kuvendit dhe Presidentin e zgjedhur, Ilir Meta.
Yee do të ketë një takim më pas në orën 14:45 me liderin e PD Basha i cili do të shoqërohet në bisedë me aleatët e opozitës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/