Greqia, ende larg marrëveshjes për shlyerjen e borxhit

Greqia, ende larg marrëveshjes për shlyerjen e borxhit

70
0
Shares

Vazhdojnë mosmarrëveshjet mes Greqisë dhe kreditorëve ndërkombëtarë dhe një marrëveshje është ende larg, konfirmoi sot zëdhënësi i Fondit Monetar Ndërkombëtar në një konferencë shtypi.

“Ka ende mosmarrëveshje të mëdha mes nesh në sektorët kryesorë dhe nuk ka pasur asnjë progres për kapërcimin e këtyre mosmarrëveshjeve të fundit. Ne jemi ende shumë larg një marrëveshjeje”, konfirmoi Gerry Rice duke shtuar se autoritetet greke po përgatiteshin për propozime të reja, citon atsh.

Ai nënvizoi se FMN-ja nuk do të largohej kurrë nga tryeza e negociatave, por që topi ishte tashmë në fushën greke.

Sipas Rice, mosmarrëveshje kryesore ekzistojnë në reformën e sistemit të pensioneve, taksat dhe financimin e shpenzimeve publike.

Ai konfirmoi se organizimi aktual i sistemit të pensioneve ishte i paqendrueshëm dhe se duhej zgjeruar baza tatimore nëse Greqia dëshiron të rivendosë financat publike.

Këto deklarata u bënë ndërkohë që negociatorët grekë dhe kreditorët (FMN, Banka Qendrore Evropiane dhe Bashkimi Evropian) po përpiqen të arrijnë në një marrëveshje që do të shmangte Greqinë nga dështimi i pagesave në fund të muajit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY