Trafiku i seksit/Shiti në Gjermani 60 vajza nga Shqipëria, 500-1000 euro secilën

Trafiku i seksit/Shiti në Gjermani 60 vajza nga Shqipëria, 500-1000 euro secilën

152
0
Shares

Ka shitur në Gjermani rreth 60 vajza që i mashtronte në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe më pas në këmbim të 500 deri 1000 eurove ua dorëzonte meshkujve dhe rrejteve të prostitucionit në Gjermani. Havid Frejgaj është arrestuar nga policia malazese në Tuz pas lëshimit të një urdhër-arresti ndërkombëtar nga ana e Gjermanisë, njofton lajmi.net.

Me të mbërritur në Gjermani, disa prej vajzave ai u kishte dorëzuar burrave të tyre, derisa të tjerat i kishte dorëzuar tek tutorët të cilët i kishin detyruar të futen në botën e prostitucionit,transmeton lajmi.net

E përditshmja malazeze “Dan”, shkruan se Frejgaj në këtë mënyrë kishte blerë 60 femra të cilat i kishte quar në Gjermani për prostitucion. Ai ngarkohet me akuzën për organizimin e zinxhirit për prostitucion por edhe për trafikim me qenie njerëzore.

Sipas policisë gjermane, ai kishte përfituar 200-400 euro për secilin person që e kishte transportuar në mënyrë të paligjshme në Gjermani, derisa femrat e blera i kishte shitur nga 500 deri në 1.000 euro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY