Gjermanja Spiegel: Në ajër ndihet një luftë e re në Ballkanin Perëndimor

Gjermanja Spiegel: Në ajër ndihet një luftë e re në Ballkanin Perëndimor

46
0
Shares

Revista gjermane “Spiegel” shkruan sot se negociatat për dalje nga kriza në Maqedoni nuk dhanë rezultat dhe se këtij shteti ballkanik po i kanoset luftë qytetare. “Që nga eskalimi i përgjakshëm gjatë aksionit në Kumanovë, në këtë shtet ballkanik po kulminon kriza afatgjate. Gjatë kohës së qeverisë së kryeministrit nacionalist dhe djathtist Nikolla Gruevski, i cili është në pushtet që nga viti 2006, Maqedonia u fut në situata diktatoriale dhe mafioze”, ka shkruar “Spiegel”.

Më tej nënvizohet se pas as demonstratave të mëdha opozitare në kryeqytet, shefi i qeverisë maqedonase solli në Shkup mijëra përkrahës të vetë të cilët i shprehën simpatitë ndaj tij. “Pas disa përplasjeve mes forcave të sigurisë dhe oponentëve të qeverisë në ajër po ndihet skenar për luftë të re qytetare në Ballkanin Perëndimor”, shkruan “Spiegel”.

Pas një veprimi të përgjakshëm mes policisë dhe një grupi të armatosur në Kumanovë, ky vend ballkanik është në kulmin e një krize politike tashmë të zgjatur. Maqedonia – kandidate për në BE dikur ishte vendi model në Ballkanin Perëndimor. Në vitin 2001 ky vend për disa muaj u përfshi në luftime mes ushtrisë dhe milicisë shqiptare, por konflikti u qetësua nëpërmjet ndërmjetësimit të BE-së.

Shqiptarëve të Maqedonisë duhet t’i jepen të drejtat që i kërkojnë. Megjithatë, zbatimi i tyre deri tani ka ngecur prapa. Situata politike në këtë vend u përshkallëzua nga zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në prill të vitit të kaluar. ina

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY