Policia nis procedim për Kaprin. Edhe Ilir Meta i sugjeron të vazhdojë...

Policia nis procedim për Kaprin. Edhe Ilir Meta i sugjeron të vazhdojë garën i qetë!

50
0
Shares

Policia e Pogradecit ka nisur procedimin lidhur me kërvcënimin për Eduard Kaprin, kandidat i PD-së për bashkinë e Pogradecit. Sipas policisë Kapri ka marrë mesazhin më 10 qershor dhe ai ka qënë një mesazh kërcënues.

Pas denoncimit që ka bërë Kapri, policia ka vendosur hapjen e hetimit. Kërcënimi i Kaprit ka qënë një ndër temat e sotme politike.

Ai garon përballë një kandidati të LSI-së. Në disa zona ku kandidon LSI situata ka qënë e tensionuar ditët e fundit. Kështu është në Vorë, Kukës , Bulqizë etj.

Megjithatë kryetari I LSI-së, Meta deklaroi sot pas publikimit të mesazhit kërcënues se i sugjeron Kaprit të vazhdojë garën i qetë. Meta nuk u ka sugjeruar të njëjtën gjë edhe disa kandidatëve të tjerë që besojnë se LSI po e vështirëson garën dhe frikësohen nga manipulimi i zgjedhjeve prej kësaj partie.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY