Tiranë, i kërkon para dhe kërcënon ish-të dashurin, policia merr në mbrojtje...

Tiranë, i kërkon para dhe kërcënon ish-të dashurin, policia merr në mbrojtje 40-vjeçarin

70
0
Shares

Burime të policisë së Tiranës, bëjnë të ditur se dje, 40-vjeçari me inicialet F. M., ka bërë denoncim, duke deklaruar se ish-e dashura e tij, 34-vjeçarja L. P., i ka shkuar në banesë dhe e ka kërcënuar me jetë.
Sipas policisë, 40-vjeçari ka sqaruar para oficerëve të komisariatit nr. 1 se ka pasur një lidhje intime me të renë dhe tani që janë ndarë, 34-vjeçarja e kërcënon se do t’i bëjë keq familjes së tij, ose do t’u tregojë atyre për lidhjen me 40-vjeçarin.
Mësohet se L. P., i ka kërkuar ish-të dashurit të saj edhe para që ta mbyllnin historinë mes tyre. Nga ana e saj, policia, pas këtij denoncimi, policia ka plotësuar urdhrin e mbrojtjes për F. M., dhe ka nisur hetimet në gjendje të lirë për 34-vjeçaren.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY