Ruhuni nga gërvishtjet dhe kafshimet e qenve…, sepse nuk gjendet askund tetanos

Ruhuni nga gërvishtjet dhe kafshimet e qenve…, sepse nuk gjendet askund tetanos

69
0
Shares

Prej muajsh vaksina e tetanosit, e cila është elementare për çdo person të plagosur, që ka një plagë të hapur në trup, mungon në spitalet e farmacitë e Tiranës. Sakaq, e njëjta situatë paraqitet dhe në Durrës e Sarandë. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë Urdhrit dhe Sindikata e Farmacistëve.
Alarmi është dhënë nga pacientët, ndërsa mjekët thonë se vaksina është shumë e domosdoshme në spital kryesisht tani që numri i pacientëve katërfishohet për sezonin veror.
Tetanosi shërben si antitrup për të gjithë infeksionet dhe pacientët që nuk e bëjnë janë në rrezik deri në mbyllje të plagës.
Në qytetin bregdetar të Sarandës mungon ilaçi kundër helmimit nga gjarpri. Të aksidentuarve të plagosurve me mjete prerëse, por edhe ata që plagosen aksidentalisht apo kafshohen nga qentë rrugaçë, e gjithë kategoria e pacientëve me plagë duhet të bëjnë tetanosin. Në mungesë të kësaj vaksine të gjithë janë të ekspozuar ndaj sëmundjes së rrezikshme të tetanosit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY