Skandali ilaçeve, të arrestuarit boshatisën llogaritë bankare para prangosjes

Skandali ilaçeve, të arrestuarit boshatisën llogaritë bankare para prangosjes

49
0
Shares

Llogaritë bankare të të arrestuarve për skandalin e ilaçeve të rimbursueshme janë bosh
ABC News ka mësuar se farmacisti Hysni Roçi, pronari i 4 farmacive fiktive që dyshohet se është personi që ka përfituar direkt rreth 500 mijë euro nga ilaçet e rimbursueshme, ka boshatisur të gjitha llogaritë bankare. Prokurorët thonë se nga verifikimi i kryer, rezulton se Roçi pak ditë para se të publikohej raporti i kontrollit të farmacive që zbuloi skandalin e ilaçeve të rimbursueshme, ka zbrazur të gjitha llogarit bankare. Bankat kanë njoftuar prokurorinë, se parat janë tërhequr në ditë të ndryshme në CASH dhe nuk dihet destinacioni i tyre.
Ndërkohë edhe gjatë kontrollit të banesës, policia nuk ka arritur të gjejë ndonjë gjurmë të shumës së rimbursueshme me dokumente fiktive. Sipas prokurorisë, krahas verifikimit të llogarive bankare, është kërkuar edhe nga Hipoteka të evidentojnë të gjitha pronat e të dyshuarit Roçi, i cili është treguar i kujdesshëm duke mbyllur edhe farmacinë që kishte përball Spitalit të Pediatrisë, në Tiranë.
Krahas verifikimit të farmacistit Roçi, prokuroria ka kërkuar të dhëna edhe për drejtorin rajonal të fondit Pjerin Xhuvani, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me pronarin e 4 farmacive fiktive.
Prokurorët thonë, se është kërkuar verifikimi i llogarive bankare dhe i pronave të Xhuvanit e të afërmve të tij, pasi gjatë kontrollit të banesës policia nuk ka arritur të gjej ndonjë shumë të caktuar parash. Këtij hetimi do t’i nënshtrohen edhe të dyshuarit e tjerë të proceduar në këtë proces hetimor.  
Ndërkohë gjatë mesditës së premte, prokurorët kanë marrë në pyetje disa mjekë, emrat e të cilëve rezultojnë ne recetat e dorëzuar pranë Fondit të rimbursimit në emër të 4 farmacive fiktive. Mësohet se asnjëri nga mjekët e pyetur, nuk ka pranuar se është firmëtar i këtyre recetave, duke provuar edhe njëherë falsifikimin e tyre.
Prokurorët thonë se hetimi është zgjeruar edhe në nivelin e drejtuesve të Fondit, si rajonal ashtu edhe qendror, pasi dyshohet se zyrtarë të këtij institucioni prej vitesh kryejnë të njëjtën skemë mashtrimi me ilaçet e rimbursueshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY