Nishani në Berlin, takohet me Presidentin e Bundestagut gjerman, Lammert

Nishani në Berlin, takohet me Presidentin e Bundestagut gjerman, Lammert

53
0
Shares

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani shprehu vlerësimin për mbështetjen e gjithanshme që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve, por në mënyrë të veçantë evidentoi mbështetjen që Presidenti Lamert personalisht, gjatë një takimi që ai kishte me Presidentin e Bundestagut të Gjermanisë, zotin Norbert Lammert.

Gjatë bisedës më Presidentin Lambert, Nishani tha se Shqipërinë nuk ka asnjë alternativë tjetër, përveç anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian si dhe shprehu vendosmërinë për refroma veçanërisht atë të drejtësisë dhe të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kreu i Shtetit vlerësoi gjithashtu ekspertët gjermanë në kuadrin e Misionit EURALIUS, të cilët kanë dhënë një kontribut shumë të rëndësishëm për reformën në fushën e drejtësisë.

Nga ana e tij, Presidenti i Bundestagut Lammert theksoi duhet të jetë e qartë për të gjithë se integrami në BE është një proces që do të marrë kohën e vet, pasi duhen të përmbushen standardet dhe kriteret e nevojshme. “Sa më shpejt të përmbushen këto parakushte, aq më shpejt vendi do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Ne nuk dëshirojmë të përsërisim gabimet e kryera më parë. Anëtarësimi pa përmbushur kushtet do ta bënte të pamundur bashkëjetesën në familjen evropiane.” – u shpreh zoti Lammert.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY