Alibeaj: Në krye të bashkisë, vendimet bashkë me qytetarët

Alibeaj: Në krye të bashkisë, vendimet bashkë me qytetarët

68
0
Shares

“Në krye të bashkisë së re do të vendos bashkë me qytetarët, tregtarët, grupet e interesit” , ka deklaruar kandidati i PD-së për Fierin, Enkelejd Alibeaj pas takimeve që kishte me sipërmarrës të ndryshëm në bulevardin “Jakov Xoxa” .

Dhjetra biznese përgjatë tij kanë falimentuar dhe shumë të tjera janë në prag të falimentimit, si pasojë e punimeve të zgjatura dhe e një projekti që e shndërroi këtë bulevard në pedonale, pa marrë parasysh interesat dhe mendimet e tregtarëve dhe qytetarëve.

” 9 muaj qëndruam të izoluar për shkak të punimeve se nuk kalonte makinë këtu. Tani shohim se makinat nuk kanë mundësi të parkojnë, madje kalimi i tyre do të jetë me orar të kufizuar.”, pohon një tregtar bizhuterish.

“Nuk na pyetën fare, nuk e dinim se do të bëhej kështu. Thonë që kreu i bashkisë ka aksione te ETC, ndaj e ka bllokuar, madje po bllokojnë edhe tregun e shumicës”, ankohet pronari i një butiku .

Kandidati i PD-së premtoi gjatë bisedave me ta se gjithçka vendoset do të diskutohet me qytetarët, jo vetëm se si do të funksionojë qarkullimi i automjeteve në bulevardin kryesor, por çdo vendimmarrje do të bëhet në transparencë të plotë dhe duke vënë mbi gjithçka interesat e tyre .

Fierin dhe të ardhmen e gjithësecilit do ta ndryshojmë së bashku, për një jetë më të mirë, tha Alibeaj, që kandidon në një nga qytetet më të shkatërruara të vendit, drejtuar prej 20 vitesh nga kryebashkiakë socialistë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY