Debat ne Shkup për Johanes Han, lidhje biznesi me qeverinë e Gruevskit!

Debat ne Shkup për Johanes Han, lidhje biznesi me qeverinë e Gruevskit!

61
0
Shares

A ishte Johanes Han në konflikt interesi me qeverinë e Gruevskit kur drejtoi bisedimet për zgjedhjen e krizës në Maqedoni? Zyra e Komisionerit për Zgjerimin në Komsionin Evropian është përfshirë sot në një debat me median në Shkup lidhur me mundësinë e interesave të zyrtarit të lartë evropian në një biznes të madh në në këtë vend.

“Akuzat për gjoja anshmëri të komisionerit Hahn në krizën maqedonase janë të pabaza, ndërsa liderët politik duhet të fokusohen në arritjen e marrëveshjes finale, sepse drejtimi i gishtit tek komisioneri Hahn nuk i ndihmon atyre, aq më keq nuk i ndihmon edhe vendit”, theksohte në një deklaratë të zëhdënses se Han, Maja Kocijancic. “Akuza të tilla janë gjepura dhe nuk kanë asnjë lloj baze”, tha ajo.

Dyshime për pozicionin e euro-komisarit Johanes Han si ndërmjetësues në bisedimet për dalje nga kriza janë ngritur edhe nga përfaqësues të vendeve me ndikim në Bashkimin Evropian, shkruan alsat. Sipas këtij televizioni, disa nga vendet anëtare tashmë kanë kërkuar llogari me Hanin për lidhjet e tij të biznesit me kompaninë Novomatik, pronare e zinxhirit të kazinove “Flamingo”, “Admiral” dhe “Astra” në Maqedoni, kompani të cilat kanë filiale edhe në Shqipëri.

Mosbesimi tek Komisioneri evropian erdhi si pasojë e disa propozimeve të tij për krizën që në opinionin e opozitës favorizonte qëndrimin e Gruevskit në pushtet, ose ruajtjen e ndikimit të tij në qeveri edhe pas largimit.
Gjatë bisedimeve të 10 qershorit, eurokomisari Han ka propozuar që opozita të marrë një zv/kryeministër për realizimin e zgjedhjeve dhe 4 zv/ministra në Ministrinë e Brendshme, Financave, Punës dhe Politikës Sociale si dhe Bujqësisë. Zv/ministrat e LSDM-së, sipas propozimit të Hanit, do të kishin të drejtë Veto-je ndaj vendimeve të ministrit të VMRO-së. Han ka propozuar gjithashtu që kryeministri Gruevski të tërhiqet vetëm 4 muaj përpara zgjedhjeve, madje jo me dorëheqje, por duke e pushuar funksionin e tij dhe duke i kaluar kompetencat zv/kryeministrave. LSDM-ja e ka refuzuar këtë propozim duke e cilësuar aspak të drejtë, pas të cilës u ofrua edhe oferta e fundit, që opozita të marrë edhe Kryetarin e Kuvendit dhe drejtorin e MRTV-së, ofertë e cila është refuzuar, sipas alsat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY