2 sinjale të pazakonshme nga Erion Veliaj

2 sinjale të pazakonshme nga Erion Veliaj

117
0
Shares

Ka dy momente që e bëjnë të turbullt situatën elektorale të Erion Velisë këto ditë.

1.Erion Veliaj ka bërë një deklaratë befasuese një ditë më parë në një takim me votuesit duke thënë se nuk e ka ndërmend të marrë drejtimin e Partisë Socialiste nëse fiton bashkinë e Tiranës. “Unë nuk do ta përdor bashkiën e Tiranës si trampolinë për të marrë PS. Nuk do të merrem me politikë por vetëm me bashkinë”, ka deklaruar ai. Një nga arsyet e kësaj deklarate mund të jetë edhe slogani që ka zënë vend i Halim Kosovës për politikanin atipik, por Kosova ka të paktën dhjetë ditë që e rimerr këtë slogan dhe Erjoni nuk ka pasur kujdes që ta neutralizojë me dicka të ngjashme.
A ka një problem Erioni lidhur me pranimin nga PS si figura e dytë pas Ramës. Dhe a kushtëzohet vota e socialistëve tipik për Velinë kryetar bashkie por pa të drejtën e uzurpimit të PS-së përmes fuqisë ekonomike dhe politike që prodhon bashkia e Tiranës , nëse ai fiton.

2.Erion Veliaj ka publikuar spotin e tij elektoral javën që shkoi. Ndryshe nga cdo rast, në këtë spot shfaqet Kryeministri duke kërkuar votën për Erionin. Në fakt zona e Kryeministrit në spot është mjaft e shtrirë cfarë do të thotë se ka një këmbëngulje të Kryeministrit për të kërkuar vota për Velinë. Do të duhej të ishte e mjaftueshme dalja e Ramës në mitingje dhe takime për mbështetjen e kandidatit të vet, por përfshirja në spot është tejkalim i ndihmës, është lutje.

Deri tani ajo që dime lidhur me votën për kandidatin socialist është se ai merr më pak se partia e tij. Duke u nisur nga ato që thamë më sipër, diferenca mund të jetë më shumë se sa e mendojmë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY