Ben Blushi: PS, si një pemë e mbjellë në garazh

Ben Blushi: PS, si një pemë e mbjellë në garazh

56
0
Shares

Deputeti i PS-së Ben Blushi në një koment të tij enkas për lapsi.al bën një pasqyrë të kësaj partie në përvjetorin e saj. “Shumë miq më kanë nisur urime për përvjetorin e Partisë Socialiste që është sot më 12 qershor. Nuk i kam kthyer askujt përgjigje. Kam gjithë ditën që e mendoj në duhet apo jo të kthej përgjigje dhe meqë kam një dilemë, po e ndaj publikisht. Eshtë apo jo Partia Socialiste një parti?Unë them se Partia Socialiste ka qenë, por nuk është më një parti”, shkruan Blushi.

Sipas tij “Sot më shumë se një parti ajo është një adresë elektorale. Fiton zgjedhjet, siç i ka fituar dhe do t’i fitojë sërish, por jo si një parti. Si një adresë në fletën e votimit. Mes gjithë partive të tjera të cilat edhe ato nuk bëjnë dallim prej saj, ajo merr më shumë vota. Por fakti që merr më shumë vota se të tjerët nuk e bën një parti. Ndoshta ky është një zhvillim i ri i demokracisë sonë krijuese, të cilin nuk jam i gatshëm ta kuptoj dhe ta pranoj siç duhet. Pragmatistët që mendojnë ndryshe janë shtuar dhe kanë marrë në dorë fuqinë për të mos u numëruar. Ata nuk dihet sa janë megjithëse vendosin. Pra, vendosin se në parti nuk duhen numëruar ata që mendojnë se demokracia vlen, sepse sipas tyre ata që mendojnë se pushteti vlen më shumë se demokracia, janë gjithnjë më shumë. Dhe duhet të mbeten më shumë pa u numëruar”.

Në vijim deputeti socialist thotë se “Në këtë kuptim Partia Socialiste e Shqipërisë është sot partia më unike në Evropë. Ajo është e vetmja parti që nuk pranon zgjedhjet e brendshme. Ky është një zhvillim shqiptar dhe ndoshta një pasurim i traditës evropiane të ndërtimit të partive. Eshtë njëlloj si të mbjellësh një pemë në garazhin e makinës. E ujit me naftë dhe e ajros me kondicionerin e makinës duke iu gëzuar faktit që kjo është e vetmja pemë e botës që jeton në garazh paçka se nuk bën lule. Sepse lulet duan ujë dhe ujin duhet ta marrësh jashtë garazhit.

Thënë këto duhet të përsëris me hidhërim se Partia Socialiste nuk zbaton më asnjë rregull. Atje askush nuk votohet, askush nuk zgjidhet, askush nuk mblidhet, askush nuk zgjedh dhe askush nuk mbledh. Partia Socialiste ka vetëm pushtet. Ajo ka drejtori por nuk ka votim, ka bashki por nuk ka zgjedhje, ka ministri por nuk mbledhje, ka qeveri por nuk ka demokraci.

A u përgjigjet të varfërve? Them se jo. Ata e votojnë për konvencion por në këmbim nuk marrin asnjë koncesion. Partia Socialiste për të varfërit është një argëtim estetik. E shohin në televizor, si një serial, por nuk kanë të drejtë të ndryshojnë as skenarin dhe as personazhet e saj. Eshtë një serial që prodhon kënaqësi. Çdo pasdite. Eshtë partia e shtëpiakëve që merren me politikë. Asgjë më shumë”, përfundon komentin e tij deputeti Ben Blushi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY