BOOM/ Denoncimi: Në burgun e Rrogozhinës u vodhën 18 milionë lekë

BOOM/ Denoncimi: Në burgun e Rrogozhinës u vodhën 18 milionë lekë

65
0
Shares

Ish-shefi i financave të burgut të Rrogozhinës, Petrit Murja ka denoncuar në BOOM se në burgun e Rrogozhinës janë vjedhur 18 mln lekë të vjetra. Murja e zbuloi këtë pas rikthimit në detyrë.

Murja ka qenë i punësuar në burgun e Rrogozhinës në 2004, por u lirua nga detyra në 2012 sepse nuk i kishte dhënë tenderin një subjekti që e preferonte ish-drejtori i Përgjithsëm i Burgjeve. Ish-shefi i Financave është hequr dy herë nga puna dhe ka fituar dy herë gjyqin.

Herën e parë kur ai u kthye në punë ishte viti 2014 kur ai zbuloi vjedhjne në arkën e të burgosurve, dhe pas këtij zbulimi ai hiqet përsëri nga puna.

Denoncimi

Petrit Murja, Ish-shefi i financave të burgut të Rrogozhinës:
 Unë kam filluar punë në burgun e Rrogozhinës në vitin 2004. Jam liruar nga detyra, se si kryetar i një komisioni për vlerësimin e ofertave nuk i dhashë tenderin një subjekti që e preferonte ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve. Pasi mora vendimin e Gjykatës për rikthimin në punë dhe pagesën prej 16 pagash, unë u riktheva në punë me vendimin 2252 datë 26.02.2014. Pra rikthehem në detyrë ku isha. Këtu fillon edhe kalvari për të cilin unë jam paraqitur tek ky emision.

Në momentin që kthehem në detyrë marr në dorëzim dhe konstatoj në datën 28, dy ditë pasi marr detyrën konstatoj se sasia e mjeteve monetare në arkën e të dënuarve për vlerën e 17 mln lekëve mungonte. Zbuloj se sa më shumë që kontrolloja dokumentat aq më shumë thelloheshe sasai e lekëve të vjedhura dhe shkon në shumën e 1.8 mln lekë ose 18 milionë lekë.

Në shkresën 937 datë 14.4.2014 njoftoj Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, për vjedhjen e mjeteve monetare në arkën e të dënuarve. Pasi njoftoj Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, njëkohësisht bëj edhe denoncimin unë në prokurorinë e rrethit të Kavajës. Vjedhja ka filluar nga muaji prill 2012 dhe ka vazhduar deri në 26.2.2014 dhe përfituesit kanë qenë punonjësit e burgut dhe punonjës të Drejtorisë së Burgjeve të lidhur me këta të burgut. Aktualisht viktimë e këtij skandali është një person që është larguar nga puna dhe që nuk është paraqitur asnjë herë në gjykatë. Nëse nesër do të ketë një amnisti totale për të dënuarit, të gjithë të dënuarit e burgut të Rrogozhinës nuk kanë lekë për të marrë. Arka e IEVP në Rrogozhinë punin si piramidë. Edhe në këto momente që po flasim bashkë ajo arkë është piramidë.

Petrit Murja, Ish-shefi i financave të burgut të Rrogozhinës:
 Radhën e parë jam larguar për gjoja të meta dhe dobësi, por e vërteta ishte një tender që unë si kryetar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave nuk ia dashë atij subjekti që kërkonte ish-drejtori dhe meqë nuk ia dhashë atij me erdhi motivacioni për të meta dhe dobësi kur unë kisha bërë 12 vjet shef finance pa asnjë të mete. Unë mora 16 paga dhe të drejtën e rikthimit në punë me vendim gjykate. U ktheva në punë në 26.2.2014 që zbulova dhe vjedhjen në këtë institucion. Për së dyti i kam bërë kërkesë gjykatës dhe kam përfituar 9 paga dhe të drejtën e institucionit për të më rikthyer në punë. Së pari kërkoj kthimin tim në punë sepse jam pushuar padrejtësisht. Së dyti të merren masa administrative disiplinore për personat e përfshirë në vjedhje. Padi administrative nuk është bërë. Pra drejtoria e Burgjeve ka tre vjet që nuk po bën një padi administrative për ti marrë lekët në mënyrë administrative.







/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY