BOOM/ Denoncimi: Në burgun e Rrogozhinës vidhen edhe paratë e të dënuarve

BOOM/ Denoncimi: Në burgun e Rrogozhinës vidhen edhe paratë e të dënuarve

461
0
Shares

Shqipëria është vendi i çudirave! Në redaksinë e emisionit BOOM në RTV Ora News ka mbërritur një denoncim nga bashkëshortja e një ish të dënuari në burgun e Rrogozhinës, e cila thotë se burrit të saj Xhelo Kumrisë nuk i janë dhënë paratë që i kanë dërguar gjatë kohës që ai vuante dënimin.

Xhelo Kumria nga Fieri ishte dënuar me 1 vit për vjedhje të energjisë elektrike dhe në burgun e Rrogozhinës të burgosurit nuk mund të mbajnë vetë lekët që të afërmit i dërgojnë, por i mbajnë në një arkë. Pas përfundimit të dënimit, Kumria kërkoi që të merrte lekët të cilat nuk i kishte harxhuar. Por shumë prej 540 mijë lekësh që atij i takonin nuk i është dhënë sepse arka u vodh.

BOOM kontaktoi me specialistin e financës të burgut, i cili tha se paratë nuk mund të jepen pasi çështja është në proces gjyqësor.

Në dijeni të këtij rasti ishte edhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Elio Laze këshilltar i Drejtorisë së Burgjeve tha për BOOM, se drejtoria nuk ka lekë për t’i kthyer paratë dhe nuk ka asnjë fond të posaçëm.

Denoncimi në BOOM

Denoncuesja, bashkëshortja e Xhelo Kumrisë:
 Burri im për një vit ishte në burrin e Rrogozhinës edhe gjatë kësaj kohe ne i çonim para, ai disa i prishi të tjerat i ngelën. I ngelën 545 mijë lekë. Këtë e vërteton edhe dokumenti që kam. Kur u lirua këto nuk ja dhanë se u vodh arka e burgut. Thonë që do presim proceset gjyqësore. Ka tre vjet që  presim dhe paratë nuk na i japin. Shkojmë tek financa e burgut ajo thotë as kemi ndërmend ti japim sepse nuk ka fond. Unë në shtëpi kam vetëm një lopë dhe asgjë tjetër. Burrin e kam pa punë dhe vetë pa punë. Burri ka vënë dy unaza në zemër, pati një kemp por ja ndërprenë sepse i thanë je i aftë për punë. Në një kohë kur ai nuk punon dot sepse vuan nga zemra. Edhe na duhen paratë sepse nuk kam asnjë thes me miell në shtëpi.

Komunikimi me telefon me Arjan Kacidhe, specialist i Finacës në IEVP Rrogozhinë

Gazetarja:
 Z. Arjan më fal për shqetësimin, unë jam Domenika Bajraktari gazetare e emisionit “BOOM” në Ora News. Në emisionin tonë ka ardhur Xhelo Kumria dhe ka sjellë shqetësimin e tij për shumën e mbetur në IEVP e Rrogozhinës, 540 mijë lekë të vjetra dhe unë ju marr ju për t’iu pyetur se përse zotërisë nuk i është dhënë ajo shumë parash që nga 11.06.2015?

Arjan Kacidhe, specialist i Finacës në IEVP Rrogozhinë:
 Ajo shumë parash nuk i është dhënë për arsye sepse është vjedhur arka dhe jemi në proces gjyqëso me specialistët e finacës.

Gazetarja:
 Procesi gjyqësor mund të zgjas edhe 10 vjet, kjo do të thotë që qytetari do të presë 10 vjet  që të marrë atë shumë parash?

Arjan Kacidhe, specialist i Finacës në IEVP Rrogozhinë:
 Unë ça t’i bëj, s’kam ku t’i gjej lekët…është një process gjyqësor çështja dhe kaq. Nuk kemi lekë gjendje, a kupton?

Gazetarja:
 Me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve çfarë kontakti keni dhe çfarë përgjigje ka?

Arjan Kacidhe, specialist i Finacës në IEVP Rrogozhinë:
 Është komplet të gjitha procedurat, është lajmëruar Drejtoria e Përgjithshme, është hedhur në gjyq.

Gazetarja:
 Rasti i Xhelo Kumria është i vetmi rast?

Arjan Kacidhe, specialist i Finacës në IEVP Rrogozhinë:
 Jo, jo janë të gjithë të burgosurit mo motra, është për të gjithë të burgosurit. Nuk është metëm Xhelo që ka atë shumë, ka edhe të tjerë.

Elio Laze, Këshilltari i Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve:
 Patjetër që jemi në dijeni sepse kjo është një situatë e konstatuar po nga drejtoria e burgjeve pas auditeve periodike që bëhen pranë çdo IEVP që bëhen në Republikën e Shqipërisë. Zoti Kumria ka atë shumë që ju përmendët rreth 540 mijë lekë të vjetra. Aktualisht çështja është në gjykim, personat përgjegjës të cilët konkluduan nga hetimet paraprake janë arrestuar dhe tashmë ndodhen në bankën e të akuzuarve dhe pritet vendimi i gjykatës. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka patur për detyrë ta konstatonte një gjë të tillë që fatkeqësisht ka ndodhur, ta denonconte. Është çështja në gjykim dhe është gjykata që do të vendosë për formën e kompesimit. Pra këto lekë të munguara do ti japin personat e dënuar nga kjo çështje apo do të kompensohen nga buxheti i shtetit. Kjo është një çështje që e vendos gjykata jo ne. Nuk ka sesi ti vijë Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve sepse nuk kemi as fond rezervë, nuk kemi asnjë lloj mundësie dhe mbi të gjitha nuk kemi tagër ligjor për ta bërë një gjë të tillë.




/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY