Delvinë, drejtori Arsimit Fatos Llalla kërcënon familjarisht drejtuesin e shtabit të kandidatit...

Delvinë, drejtori Arsimit Fatos Llalla kërcënon familjarisht drejtuesin e shtabit të kandidatit të PD-së

165
0
Shares

“Ndërkohë që po lexoja letrën e hapur të mikut dhe kolegut tim, Astrit Patozi ku ai fliste për vrasje të zgjedhjeve dhe zgjedhësve në Vorë, më bie zilja e telefonit. Kryetari i degës së Partisë Demokratike Delvinë, më njoftuan se drejtuesi i fushatës së kandidatit të PD-së, Pandi Zhonga është kërcënuar me jetën e tij dhe të fëmijëve nga Fatos Llalla. Ky i fundit aktualisht Drejtor i zyrës Arsimore Delvinë dhe sigurisht familjar i kandidatit nga LSI”.
Denoncimin e ka bërë sot Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani.
arben_ristani_606Sipas Ristanit, terrori i njerëzve të LSI-së në Delvinë ka ditë që u prish rrjedhën normale të jetës, njerëzve të varfër të këtij qyteti. Drejtorët e emëruar nga LSI, sigurisht ish-trafikantë droge, pasi janë kujdesur të pushojnë masivisht nga puna familjet demokrate, sot janë duke drejtuar dhunimin e çdo individi që ata mendojnë se nuk i voton.
“Është detyra historike e opozitës dhe e Partisë Demokratike që të ringjallë frymën e protestës popullore, me votë dhe mjete demokratike për të shpëtuar vendin nga kjo mynxyrë”, apelon Arben Ristani.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY