SKANDALI/Rama ofroi 15 deputetë për një parti të opozitës të braktiste protestën

SKANDALI/Rama ofroi 15 deputetë për një parti të opozitës të braktiste protestën

121
0
Shares

Rama ofroi 15 deputetë për një parti të opozitës të braktiste protestën, sipas kryetarit të PD-së, Lulzim Basha i cili tha sot se në lojën e shahut të Ramës, gurët luajnë me lekët e shqiptarëve.

Ta harrojë se do të ketë një parlament monist me gojë të mbyllur, deklaroi sot kreu i opozitës Lulzim Basha gjatë fjalës së tij te cadra e opozitës. “Nuk ka për të patur parlament të tillë, as për të gëzuar parlament të tillë asnjë orë të vetme, prandaj thirri mendjes kur artikulon ëndrra diktatoriale se përndryshe të vjen fundi i diktatorit”, tha ai.

“Pushteti ka vetëm një axhendë, atë të pasurimit dhe kontrollit total të vendit tuaj. Ai nuk e sheh të vërtetën, ai mendon se gjithçka është një lojë shahu. Merhumi e thotë vet se kjo është lojë shahu. Ai ju sheh ju, ndërkomëbatrët, qytetarët si gurë shahu. A jeni ju gurë shahu? A janë shqetësimet tuaja pjesë e lojës? Sigurisht që jo”, tha Basha.

Basha kujtoi sot se lista e kandidatëve të qeverisë është jashtë ligjit. Ne presim të vendosim gjyqtarët. 18 qershori është i rrëzuar edhe ligjërisht, tha Basha.

“A i patë listat ku ishte futur gjithë fisi. Turp i madh. Në ato lista kishte edhe njerëz me 7 vjecare, por le të jenë se mund të dinë. Por nuk janë të tillë. Janë gurë shahu të lojës së Ramës. Sa më pak të dinë aq më pak flasin. Gurët e shahut nuk kanë nevojë të flasin. Faqja tjetër janë ofertat e ndyra për aleatët tanë për tu bërë pjesë e procesit. Një partie i ofruan 15 deputetë. Kryetarët e partive aleate i thanë jo kësaj oferte të ndyrë” bëri të ditur kreu i opozitës gjatë bisedës me protestues te cadra.

Ne vijim Basha tha se en Elbasan kane filluar manipulimet. 1/3 e kartave te identitetit eshte mbledhur prej tyre.

Në vijim Basha tha se edhe partnerët ndërkombëtarë, Rama i përdor si gurë shahu. Dhe ata i luan si gurë por me një mënyrë tjetër. Janë lekët tuaja dhe të gjithë shqiptarëve, që nuk shkojnë tek qytetari. Lekët për vende punë i përdor për lojën e tij të shahut, tha Basha.DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY