Rusi, një 30-vjeçar do ti nënshtrohet operacionit për transplantin e plotë të...

Rusi, një 30-vjeçar do ti nënshtrohet operacionit për transplantin e plotë të kokës

72
0
Shares

Valery Spiridinov, 30-vjeçari rus, shpreson të kryejë transplantin e kokës së tij në një trup tjetër në vitin 2017 por disa doktorë kanë dyshime.
Spiridinov, vuan nga sëmundja Werdnig Hoffman, një sëmundje muskujsh që zvogëlon aftësitë e tij fizike duke e lënë atë të lidhur pas karriges me rrota.
Ai ka njoftuar për qëllimin e tij, për t’u bërë personi i parë që i nënshtrohet një transplanti të të gjithë kokës, në mënyrë që truri i tij të lidhet me një trup të shëndetshëm.
Neuroshkencëtari italian dr. Sergio Canavero thotë se ai mund ta përfundojë këtë procedurë të ndërlikuar në më pak se një ditë.
I gjithë procesi, thotë dr. Canavero, është 90 % i garantuar të ketë sukses, por megjithatë shtoi se ekziston një rrezik i mundshëm.
Të tjerë doktorë kanë shprehur dyshime serioze, sidomos për gjasat që truri i Spiridinov do të jetë po aq funksional kur operacioni të ketë mbaruar.
Megjithatë Spiridnov shprehet optimist.
“Nëse do të kem mundësi të zëvendësoj trupin tim atëherë do të kaloj limitet dhe do të jem më i pavarur”, është shprehur ai.
Faza e parë përfshin organet e donatorëve për të parandaluar qelizat e trurit nga vdekja gjatë operacionit.
Matthew Crocker, neurokirurgu i Spitalit të Londrës, tha se çdo sektor operimi  kërkon teorinë e vet shkencore.
“Rivendosja e enëve të gjakut me tuba që furnizojnë trurin me gjak është proces i vështirë,” tha Crocker për “Sky News”.
“Ulja e temperaturës e të gjithë kokës dhe trurit deri në 10-20 gradë është një teknikë e njohur e përdorur për operacionet kardiovaskulare”, saktësoi ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY